Trondit Turqia, rritet masivisht numri i të prekurve nga koronavirusi

Diel, 22 Mars 2020 22:19

urqia ka konfirmuar nëntë vdekje të reja nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 30.

Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se të gjithë të vdekurit ishin të moshuar.

 

Koca po ashtu njoftoi se deri më tani janë kryer mbi 20 mijë teste tek njerëzit që dyshohej se janë të infektuar me koronavirus, prej të cilëve vetëm në 24 orët e fundit 289 kanw rezultuar pozitiv, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1.236.

https://i1.wp.com/abcnews.al/wp-content/uploads/2020/03/koronavirusi-ne-botw.jpg?resize=1024%2C645&ssl=1 1024w, https://i1.wp.com/abcnews.al/wp-content/uploads/2020/03/koronavirusi-ne-botw.jpg?resize=320%2C201&ssl=1 320w, https://i1.wp.com/abcnews.al/wp-content/uploads/2020/03/koronavirusi-ne-botw.jpg?w=1239&ssl=1 1239w" data-lazy-loaded="1" sizes="(max-width: 640px) 100vw, 640px" style="outline: 0px; box-sizing: border-box; padding: 0px; margin: 0px auto; background-repeat: no-repeat; max-width: 100%; height: auto; width: auto !important; text-align: center;">

Koca u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, duke shtuar se “ky vend nuk do të mposhtet nga ky kërcënim“.

“Deri më sot janë realizuar 20.335 testime, janë bërë 1.236 teste, kemi dhe kanë humbur jetën 30 pacientë të moshuar. Tani po ju shpjegojmë situatën dita ditës. Le të jemi të kujdesshëm. Ky vend nuk do t’i nënshtrohet këtij kërcënimi”, shkruan Koca.

Koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës dhe aktualisht, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins në SHBA, është përhapur në të paktën 169 vende dhe rajone.

Nga pothuajse 328 mijë raste të konfirmuara, numri i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 14 mijë, ndërsa rreth 95 mijë janë shëruar.

Italia, Kina, Irani dhe Spanja vazhdojnë të jenë vendet më të prekura.

Pavarësisht numrit në rritje të rasteve, shumica e njerëzve që kontraktojnë koronavirusin vuajnë simptoma të buta para se të shërohen.

 

BUGÜNE KADAR toplam 20.345 test yapıldı, 1.236 tanı kondu, hepsi yaşlı 30 hastamızı kaybettik. Hastalık ülkemizde yokken, “yok” dedik. Şimdi gün gün durumu açıklıyoruz. Şeffaflığımızla sizi tedbire de davet ediyoruz. Tedbirli olalım. Bu ülke, bu tehdide yenik düşmeyecek.

 
49.6K people are talking about this
 
 
Login to post comments