Turqia sapo është inauguruar një spital të ri me 600 vende në kryeqytetin, Stamboll i cili do të shërbejë gjithashtu për urgjencën e koronavirusit.
Projekti i spitalit Okmeydani, i financuar me mbi 150 milionë euro nga Grupi i Bankës për Zhvillimin Islamik (Idb), ishte për të përfunduar në maj por për shkak të koronavirusit puna javët e fundit u përshpejtua dhe spitali tashmë është i përfunduar.
Ky spital me 600 vende, 99 prej të ciilëve me terapi intensive të kohëve të fundit do t’i vijë në ndihmë të infektuarve me koronavirus. Kujtojmë që në Turqi deri tani numri i të infektuarve me COVID-19 është 10.827 , nga ku 168 persona kanë humbur jetën.