Donald Trump ka thënë se ShBA-të nuk do të paguajnë për sigurinë e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, pasi ata vendosën të zhvendoseshin në Kaliforni. Harry dhe Meghan thuhet se janë larguar nga shtëpia e tyre me qira në Vankuver (Kanada) dhe udhëtuan me një avion privat për një Amerikë, përpara se të mbyllej kufiri mes dy shteteve dy javë më parë.
Në përgjigje të raportimeve, Presidenti Trump shkruajti në “Twitter”: “Unë jam një mik dhe admirues i Mbretëreshës dhe Mbretërisë së Bashkuar. U tha se Harry dhe Meghan, që lanë mbretërinë, do të banonin përgjithmonë në Kanada. Tani ata janë larguar nga Kanadaja për në SHBA, megjithatë Shtetet e Bashkuara nuk do të paguajnë për sigurinë e tyre. Ata duhet ta paguajnë vetë!”.
Një zëdhënës i Meghan dhe Harry ka thënë se ata nuk do të kërkojnë nga qeveria amerikane burime për sigurinë, sepse do të financojnë në mënyrë private.
Ky vendim i Trump vjen 1 ditë para se Meghan dhe Harry të heqin zyrtarisht dorë nga postet e tyre në mbretëri.