Shifrat e frikshme jane raportuar se fundi nga universiteti John Hopkins.
Sipas te dhenave te fundit, më shumë se tre të katërtat e vdekjeve kanë ndodhur në Evropë. Ne total jane 178.359 njerëz te shëruar deri më tani.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë rekord të të infektuarve me virusin vdekjeprurës, pasi regjistrojnë 189 624 raste. Në total, në SHBA deri tashmë kanë ndërruar jetë nga virusi 4055 persona.
Në Itali deri tani janë regjistruar 105 792 të infektuar me virus, ndërsa kanë ndërruar jetë gjithsej 12 428 vetë. Në Spanjë, të infektuar zyrtarisht janë 95 923 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 8464 persona.
Kina regjistron gjithsej 82 294 të prekur, nderkohe qe viktimat jane 3305 persona.
Shtim te rasteve ka edhe Gjermania, me 71 808 të infektuar, kurse numri i vdekjeve nga virusi është 775.
Në Francë, janë deri tani 52 836 të infektuar, ndërsa numri i viktimave ka arritur deri tani 3523.