Shumë mjekë, policë, zjarrëfikës që sot janë në luftë me virusin vdekjeprurës COVID-19 kanë marrë duartrokitje nga ballkonet e miliona shtëpive nëpër botë, si shenjë falenderimi.
Por para se të marrin durtrokitje nga qytetarë të panjohur, duhet ta marrin atë shenjë falenderimi më parë në shtëpinë e tyre.
Një infermiere në Britani, që është në krye të detyrës në luftën kundër COVID-19, u duartrokit sapo hapi derën dhe hyri në shtëpinë e saj, pasi përfundoi punën.
Djali i saj postoi video në Tëitter ku shkruante: “Ne si familje e mirëpresim në shtëpi nënën tonë Lynne nga puna e saj si heroinë. Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë sa herë që ajo kthehet në shtëpi”