Gjermania ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve në 24 orë, që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit.
Pas vdekjes së 149 personave, numri total i viktimave sipas Institutit Robert Koch, ka shkuar në 732 , një rritje prej më shumë se 25 përqind nga dita e marttë ku numri ishtë vetëm 583.
Kjo është hera e parë që niveli i vdekshmërisë së Gjermanisë kalon mbi 1% përqind, duke u rritur nga 0,4 përqind një javë më parë, shkruajnë mediat e huaja.
Numri i përgjithshëm i infeksioneve në Gjermani u rrit me 5,453 raste në 24 orë, duke e çuar totalin në 67,366 të infektuar.
Sipas mediave gjermane ndër viktimat janë edhe 17 persona në një shtëpi pensioni në Ëolfsburg. Rreth gjysma e banorëve të shtëpisë së kujdesit raportohet se janë infektuar nga sëmundja, e cila është më e rrezikshme për njerëzit e moshuar.
Shkalla e vdekshmërisë aktuale prej 1.1 përqind në Gjermani mbetet më e ulët sesa në Spanjë (8.7 përqind), Itali (11.7 përqind), Britani (7.11 përqind) ose Francë (6.8 përqind).