Koronavirusi/ Kjo grafikë u jep shpresë gjermanëve

E Enjte, 02 Prill 2020 10:01

BILD
Kurba po ngjitet- por po bëhet më e rrafshët
Numri i personave të infektuar me koronavirus në Gjermani po rritet.
POR: Rritja e përqindjes së rasteve të raportuara rishtas po bie!
Nga 16 deri më 17 mars, rritja e rasteve të reja me koronavirus ishte 53.6 përqind. Nga 30 deri më 31 mars ishte vetëm 7.1 përqind.
Kjo do të thotë se ka sërish shumë raste me koronavirus në Gjermani- por shpejtësia me të cilën po përhapet virusi, po bie. Pra ky zhvillim mund të na japë shpresë.
Më 2 prill, nga ora 8 e mëngjesit, rritja në krahasim me një ditë më parë ishte 9.1 përqind- përsëri pak më shumë, por prapë nën 10 përqind dhe shumë më poshtë se rritjet e mëparshme.

Login to post comments