Paralajmëroi mijëra viktima, eksperti më i lartë i koronavirusit në SHBA kërcënohet me vdekje

E Enjte, 02 Prill 2020 11:09

Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë mjekësor në SHBA për pandeminë e koronavirusit dhe një anëtar i grupit te ngarkuar me detyre nga Presidenti Donald Trump, po përballet me kërcënime për sigurinë e tij personale, raporton CNN.fauci
Ai ka kerkuar mbrojtje te posacme per sigurine e tij personale perfshire edhe ruajtjen gjate kohes qe eshte ne banese.
Një zyrtar i zbatimit të ligjit i tha CNN se Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Inspektori i Përgjithshëm, i kërkoi sherbimit te posacem amerikan ndihme pas kercenimeve qe i ishin bere ekspertit.
Marshallët pranuan dhe vunë në dispozicion disa oficerë për të siguruar mbrojtjen personale të mjekut.
Washington Post së pari raportoi kërcënimet ndaj Fauci dhe kerkesen e tij per rritjen e sigurisë.
Një burim konfirmoi gjithashtu për CNN javën e kaluar praninë e disa anëtarëve të Uashington, DC, Departamenti i Policisë Metropolitane qe ishin stacionuar në çdo kohë rreth shtëpisë së Faucit.
Burimi shtoi se prania e dukshme e policisë ishte një përgjigje ndaj kërcënimeve në rritje për sigurinë e Faucit, megjithëse burimi i kërcënimeve nuk u identifikua.

Modifikuar më E Enjte, 02 Prill 2020 11:43
Login to post comments