Trump dërgon anijet luftarake për të ndaluar trafikun e drogës

E Enjte, 02 Prill 2020 13:00

SHBA do të dërgojë anijet luftarake për të ndaluar trafikun e drogës në Karaibe. “Nuk mund të lejojmë kartelet e drogës që të shfrytëzojnë pandeminë e koronavirusit për të kërcënuar jetët e amerikanëve,” tha presidenti Donald Trump.
Sipas BBC, kjo lëvizje vjen një javë pasi SHBA ngriti akuzë për narko-terrorizëm ndaj presidentit të Venezuelës, Nicolas Naduro. Në akuzë thuhet se ai ka mbushur Amerikën me kokainë dhe se po e përdor drogën si një armë për të minuar shëndetin e amerikanëve.
Një çmim prej 15 milionë dollarësh është ofruar për këdo që jep informacion për arrestimin e Maduros. Dërgimi i ushtrisë do të përshkallëzojë më shumë tensionet mes dy vendeve.
Uashingtoni e akuzon presidentin venezuelas se drejton një regjim të korruptuar dhe brutal. SHBA mbështet liderin e opozitës, Juan Guaido.

Login to post comments