Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht mbi 216 mijë raste, ose thuajse një të katërtën e rasteve me koronavirus në botë, që numërohen në mbi 956 mijë.
Numri i viktimave në SHBA shkoi në mbi 5100 vetë të enjten, ndër to edhe një foshnje gjashtë javëshe në një spital në Konektikat.
Presidenti Trump, i cili është kritikuar sepse fillimisht u përpoq të ulte në komentet e tij rrezikun nga virusi, ka mobilizuar reagimin e qeverisë federale për ta vënë nën kontroll epideminë.
Më shumë se tre të katërtat e amerikanëve janë nën urdhra për të reduktuar ose ndalur aktivitetin e përditshëm. Në popullatën e ndikuar janë edhe dhjetëra mijëra të burgosur, të cilët u njoftuan të mërkurën se do të mbahen të mbyllur në qeli.
Parqe kombëtare, ndër to edhe Kanioni i Madh janë mbyllur për të mos lejuar turistë. Qyteti i Nju Jorkut ka mbyllur pistat publike të basketbollit, në një kohë që përballet me goditjen më të rendë të epidemisë në Shtetet e Bashkuara.