“Masat globale e bënë botën më të qetë” – CNN: Pandemia e COVID-19 po bëri që korja e sipërme e Tokës të lëvizë më pak.

Premte, 03 Prill 2020 13:19

Rrugët e qytetit dikur të mbushura me njerëz tani janë bosh. Trafiku i autostradave është ngadalësuar në minimum dhe më pak njerëz gjenden duke lëvizur jashtë.
Masat globale për të luftuar përhapjen e koronavirusit në dukje e kanë bërë botën shumë më të qetë, madje këtë gjë e kanë vërejtur edhe shkencëtarët.
Në të gjithë botën, sizmologët po vënë re shumë më pak zhurmë sizmike të ambientit, siç mund të jenë zhurmat e krijuara nga makina, trena, autobusë dhe njerëz që kryejnë aktivitetet e tyre të përditshme. Në mungesë të asaj zhurme, korja e Sipërme e Tokës po lëviz shumë më pak.
Thomas Lecocq, një gjeolog dhe sizmolog në Royal Observatory në Belgjikë e tregoi për herë të parë këtë fenomen në Bruksel.
Sipas Lecocq, Brukseli po ndjen një ulje prej 30% deri në 50% të zhurmës sizmike të ambientit që nga mesi i marsit, rreth kohës kur vendi filloi të zbatojë mbylljen e shkollave dhe të bizneseve, si dhe masave të tjera për distancimin shoqëror.
“Ky nivel i zhurmës është i barabartë me atë që sizmologët e shohin në ditën e Krishtëlindjes” tha ai.
Më pak zhurmë do të thotë se sizmologët mund të zbulojnë ngjarje akoma më të vogla se ato që zbulojnë normalisht
Kështu Lecocq dhe sizmologët e tjerë janë në gjendje të zbulojnë tërmete më të vogla dhe ngjarje të tjera sizmike, që disa stacione sizmike në kohë të zakonshme nuk do t’i kishin regjistruar.
Merrni për shembull stacionin sizmik në Bruksel. Në kohë normale, tha Lecocq është “në thelb i padobishëm”.
Stacionet sizmike janë vendosur zakonisht jashtë zonave urbane, sepse më pak zhurmë e bën më të lehtë marrjen e lëkundjeve të lehta
Sizmologët në qytete të tjera po shohin efekte të ngjashme në qytetet e tyre. Paula Koelemeijer postoi një grafik në Twitter ku tregon se si është prekur zhurma në West London, në periudhën, pasi shkollat ​​dhe vendet sociale në Mbretërinë e Bashkuar u mbyllën.
Paula Koelemeijer
@seismo_koel
How the seismic noise on our little @raspishake seismometer running in West London (Twickenham) has been affected by the #covid19UK lockdown. This is a month of data for station R091F. The average noise levels are down reflecting fewer trains, buses and cars.
Celeste Labedz, një student i doktoratës në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, postoi një grafik që tregon një rënie në Los Angeles.
Kjo tregon se njerëzit janë duke i dëgjuar rregullat e izolim
Lecocq tha që grafikët që paraqesin zhurmën janë dëshmi se njerëzit janë duke dëgjuar paralajmërimet e autoriteteve për të qëndruar brenda dhe për të minimizuar sa më shumë aktivitetin e jashtëm.
“Nga këndvështrimi sizmologjik, ne mund t’i motivojmë njerëzit të thonë: ‘ok, njerëz. Ju ndjeheni sikur jeni vetëm në shtëpi, por ne mund t’ju themi se të gjithë janë në shtëpi. Të gjithë po bëjnë të njëjtën gjë. Të gjithë po respektojnë rregullat“, tha ai.
Të dhënat mund të përdoren gjithashtu për të identifikuar se masat e përmbajtjes mund të mos jenë aq efektive, tha Raphael De Plaen, studiues pas doktoratës në Universidad Nacional Autónoma de México.
“Kjo mund të përdoret në të ardhmen nga vendimmarrësit për të kuptuar se ne nuk po i bëjmë gjërat ashtu si duhet. Ne duhet të punojmë për këtë dhe të sigurohemi që njerëzit ta respektojnë këtë sepse kjo është në interes të të gjithëve”. /CNN

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...