Kina nderuar mbi 3300 viktimat e shkatuara nga koronavirusi. 3 minuta heshtje janë mbajtur në Kinë në ndër të viktimave të koronavirusit.
E shtuna u shpall ditë përkujtimi për të nderuar viktimat, 14 prej të cilëve janë edhe mjekët e Hubeit që humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës.
Në orën 10:00 sipas orës lokale të gjithë njerëzit qëndruan në heshjte për 3 minuta në nder të më shumë se 3300 të vdekurve nga Covid-19.
Pas 3 minutave heshtje, makina, trenat, anijet u ranë borive masivisht. Flamuri atje u ul në gjysëm-shtizë.
Rastet e para të koronavirusit u zbuluan në qytetin kinez Ëuhan në provincën Hubei në dhjetor të vitit të kaluar. Presidenti kinëz Xi Jinping zhvilloi një ceremoni në Zhongnanhai në Pekin për t’i nderuar.
Deri tani virusi i tmerrshëm ka infektuar mbi 1 milion njerëz në mbarë globin duke lënë të vdekur afro 60 000 në 181 vende.