Qe nga koha kur zyrtarët kinezë zbuluan shpërthimin e një sëmundjeje misterioze pneumonike, të paktën 430,000 njerëz kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara me fluturime të drejtpërdrejta nga Kina, përfshirë gati 40,000 në dy muaj para se Presidenti Donald Trump vendosi kufizime te fluturimeve.
Te dhenat e bera publike ne mediat e huaja, kane dale sipas nje analize të të dhënave të mbledhura në të dy vendet.
Pjesa më e madhe e pasagjerëve, me kombësi të ndryshme, arritën në janar, në aeroportet në Los Angeles; San Francisko; Nju Jork; Chicago; Seattle; Newark, New Jersey; dhe Detroit.
Mijëra prej tyre fluturuan drejtpërdrejt nga Wuhan, qendra e shpërthimit të koronavirusit, pasi zyrtarët amerikanë të shëndetit publik sapo kishin filluar të vlerësonin rreziqet për Shtetet e Bashkuara.
Fluturimet vazhduan sipas te dhenave me pasagjerët që udhëtonin nga Pekini në Los Angeles, San Francisko dhe Nju Jork, nën rregulla që përjashtojnë amerikanët dhe disa të tjerë nga vendimi që hyri në fuqi më 2 shkurt. Në total 279 fluturime nga Kina kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara që atëhere.
Trump vazhdimisht ka sugjeruar që masat e marra per udhetimin synojne te pengojnë përhapjen e virusit në Shtetet e Bashkuara. “Unë mendoj se ishim shumë herët, por mendoj gjithashtu se ishim shumë të zgjuar, sepse e ndalëm Kinën,” -tha ai në një konferencë qe mbajti duke shtuar, “Ky ishte ndoshta vendimi më i madh që morëm deri tani”.
Por analiza e fluturimit dhe të dhëna të tjera nga New York Times tregon se masat e udhëtimit, sado të efektshme, mund të kenë ardhur tepër vonë për ta “mbajtur Kinën jashtë”, veçanërisht në dritën e deklaratave të fundit nga zyrtarët shëndetësorë që deri në 25% e personave të infektuar nga virusi nuk mund të shfaqin kurrë simptoma.
Shumë ekspertë të sëmundjes infektive dyshojnë se virusi ishte përhapur i pazbuluar për javë të tëra pasi u konfirmua rasti i parë amerikan, në shtetin Uashington, në 20 janar. Në fakt, askush nuk e di se kur virusi mbërriti për herë të parë në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë gjysmës së parë të janarit, kur zyrtarët kinezë po nënvlerësonin ashpërsinë e shpërthimit, asnjë udhëtar nga Kina nuk u ekzaminua për ekspozim të mundshëm ndaj virusit. Shqyrtimi shëndetësor filloi në mesin e janarit, por vetëm për një numër udhëtarësh që kishin qenë në Wuhan dhe vetëm në aeroportet në Los Angeles, San Francisco dhe New York. Deri në atë kohë, rreth 4,000 njerëz kishin hyrë tashmë në Shtetet e Bashkuara direkt nga Wuhan, sipas VariFlight, një kompani e të dhënave të aviacionit me qendër në Kinë. Masat u zgjeruan për të gjithë pasagjerët nga Kina dy javë më vonë.
Në një deklaratë të Premten, Hogan Gidley, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, përshkroi kufizimet e udhëtimit të Trump si një “veprim të guximshëm vendimtar për të cilin profesionistët mjekësorë thonë se do të dëshmojnë se kanë shpëtuar jetë të panumërta.” Politika hyri në fuqi, tha ai, në një kohë kur komuniteti global i shëndetësisë nuk e dinte ende “nivelin e transmetimit ose përhapjen asimptomatike”.
Zyrtarët e administratës Trump kanë thënë gjithashtu se vepruan ne kohe. Në atë kohë, Organizata Botërore e Shëndetit nuk rekomandoi kufizime në udhëtime, zyrtarët kinezë i kundërshtuan ato dhe disa shkencëtarë kishin pyetje lidhur me perhapjen mes udhetimeve. Disa demokratë në Kongres thanë se kjo mund të çonte në diskriminim.
Në intervistat, udhëtarët e shumtë që mbërritën pas shfaqjes se virusit thanë se ata paten vetem nje kontroll fare rutine.
“Unë isha i befasuar se sa i dobët ishte i gjithë procesi,” tha Andrew Wu, 31 vjeç, i cili zbarkoi në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit me një fluturim nga Pekini në 10 Mars. “Ai djalë që me beri nje liste pyetjesh, nuk dukej i interesuar të kontrollonte asgjë”-tha ai.
Sabrina Fitch, 23 vjeç, fluturoi nga Kina në Aeroportin Ndërkombëtar Kennedy në New York më 23 mars.
“Përveç se pane pasaportat tona, ata nuk na pyesin ashtu si merresh normalisht në pyetje,” tha Fitch, qe kishte dhënë mësime anglishteje në Kinë. “Pra, ishte diçka e çuditshme, sepse të gjithë prisnin të kundërtën, ku ju merrni shumë pyetje. Por, pasi plotësuam formën e vogël të shëndetit, askush nuk kujdesej me të vërtetë. ”
Në janar, para se të bëhej ekzaminimi i gjerë, kishte mbi 1.300 fluturime të drejtpërdrejta të udhëtarëve nga Kina në Shtetet e Bashkuara, sipas VariFlight dhe dy firmave amerikane, MyRadar dhe FlightAware. Rreth 381,000 udhëtarët fluturuan direkt nga Kina në Shtetet e Bashkuara atë muaj, rreth një e katërta ishin amerikanë, sipas të dhënave nga Administrata Ndërkombëtare e Tregtisë.
Përveç kësaj, kishte plot te tjere qe ndalonin ne te tjera vende. Sofja Boza-Holman, një zëdhënëse e Departamentit të Sigurisë tha që mes tyre ishin udhetare nga Kina.
Trump lëshoi kufizimet e tij të para të udhëtimit në lidhje me virusin më 31 janar, një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetit shpalli shpërthimin një emergjencë globale shëndetësore. Në një deklarate presidenciale, ai ndaloi shtetasit e huaj të hynin në vend nëse ata kishin qenë në Kinë gjatë dy javëve të para. Urdhri përjashtoi qytetarët amerikanë, mbajtësit e kartave jeshile dhe të afërmit e tyre jo-qytetarë – përjashtime të njohura si të nevojshme për t’i lejuar banorët të kthehen në shtëpi dhe të parandalojnë ndarjen e familjeve.
Rreth 60% e udhëtarëve në fluturime të drejtpërdrejta nga Kina në shkurt nuk ishin shtetas amerikanë, sipas të dhënave të qeverisë kohët e fundit. Shumica e fluturimeve drejtoheshin nga linjat ajrore kineze pasi transportuesit amerikanë ndaluan të tyren.
Në një konferencë shtypi për kufizimet, Aleks Azar, sekretari i shëndetësisë, theksoi vazhdimisht se “rreziku është i ulët” për amerikanët.
Zyrtarët shëndetësorë gjithashtu njoftuan një zgjerim të shqyrtimit përtej mbërritjeve nga Wuhan. Doktor Robert Redfield, drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shpjegoi se njerëzit do të kontrollohen për “rrezik të konsiderueshëm, si dhe çdo dëshmi të simptomave”. Nëse nuk do të kishte ndonjë arsye për ekzaminim shtesë, “ata do të lejoheshin të përfundonin udhëtimin për në shtëpinë e tyre, ku ata do të monitorohen nga departamentet lokale të shëndetit në një situatë të vetë-monitorimit në shtëpinë e tyre.”
Procedurat kërkuan që shqyrtimi të bëhet në seksione boshe të aeroporteve, zakonisht zona doganore. Pasagjerët do të rreshtoheshin dhe do të kalonin një minutë ose dy duke marrë temperaturën e tyre dhe duke u pyetur për shëndetin e tyre dhe historinë e udhëtimit.