Kryeministri britanik, Boris Johnson është shtruar në një spital të Londrës pasi simptomat e koronavirusit nuk u zhdukën as pas dhjetë ditësh. Daily Mail shkruan se kryeministri po merr trajtim me oksigjen.
Gazeta shton se shëndeti i tij është përkeqësuar për shkak se ai ka vazhduar të punojë me ritme të larta edhe kur ishte sëmurë.
Një deputet tha se ai nuk duhej të kishte punuar kaq shumë në përpjekje për të ngjarë me heroin e tij, Winston Churchill.
Zyrtarisht thuhet se Johnson e ka kontrollin e qeverisë, pavarësisht se ai është në spital dhe nuk dihet se kur mund të dalë.