E akuzuan për 'pirateri', Amerika mohon rrëmbimin e maskave të Gjermanisë

Hënë, 06 Prill 2020 13:18

Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë dijeni për një dërgesë maskash fytyre të destinuara për në Gjermani, për të cilën zyrtarët në Berlin i kanë akuzuar për devijim nga një aeroport në Bangkok, tha një zëdhënëse e Ambasadës amerikane në Tajlandë.

Deklarata erdhi pasi zyrtari i lartë gjerman Andreas Geisel tha të premten se një dërgesë prej 200,000 maskash të destinuara për Gjermaninë ishte "konfiskuar" në Bangkok dhe ishte dërguar në Shtetet e Bashkuara, duke e konsideruar si një "akt piraterie moderne".

Por, Ambasada amerikane në Bankok e përgenjështroi këtë: "Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ndërmori asnjë veprim për të devijuar furnizimet 3 milionë maskat që ishin destinuar për në Gjermani dhe as nuk kishte dijeni për një dërgesë të tillë". Këtë i tha Reuters , Jillian Bonnardeaux, zëdhënësi i ambasadës amerikane në Bangkok.

 

"Ne mbetemi të shqetësuar nga synimet për të përçarë përpjekjet ndërkombëtare nëpërmjet fushatave dezinformuese.

Autoritetet “tajlandeze nga ana e tyre nuk u prononcuan, pasi ishin në ditë pushimi.

Akuza se destinacioni i maskave ishte devijuar erdhi në një kohë kur shtetet po përpiqen të sigurojnë pajisje mbrojtëse për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...