Shtëpia e Bardhë: Amerikanët të përgatiten për një javë shumë të vështirë

Hënë, 06 Prill 2020 20:05

Në Shtetet e Bashkuara, ku numri i të infektuarve ka arritur në mbi 337 mijë dhe viktimat e regjistruara në mbi 9650 Shtëpia e Bardhë paralajmëron për javë të vështira në të ardhmen e afërt, por shton se kanë filluar të shihen tashmë përfitimet e distancimit shoqëror dhe të masave të tjera të marra për të ulur ritmet e infeksionit. Shtimi i numrit të të diagnostikuarve me koronavirus pritet të vërë para një sprove të vështirë sistemet spitalore në disa shtete amerikane brenda dy javëve të ardhshme:

Presidenti Trump paralajmëroi për një javë të vështirë përpara, për rritje dramatike të numrit të viktimave nga COVID-19. Në konferencën e përditshme për shtyp, presidenti tha të dielën në Shtëpinë e Bardhë se përveç vatrave të njohura të infeksionit, probleme akute pritet të shfaqen edhe në zona të reja ku sapo kanë filluar diagnostikimet në masë:

“Po i afrohemi një periudhe të tmerrshme. Ndoshta një periudhe që ky vend nuk e ka par ndonjëherë. Po na afrohet një moment kur do të shohim shifra shumë të larta. Duam që ta pengojmë sa më shumë rritjen e shifrave”.

Presidenti e krahasoi situatën me një peridhë lufte. Paralajmërimet e zymta vijnë në një kohë kur zyrtarët kanë deklaruar se kurba e shtimit të infeksioneve po zbutet dhe ka sinjale të qarta të uljes së ritmeve të përhapjes. Por me shtimin e diagnostikimeve edhe në shtete që deri disa ditë më parë nuk kishin identifikuar raste pozitive, efekti i përgjithshëm bëhet çdo ditë e më i rëndë:

Do të shohim vazhdimin e shtimit të numrit të të vdekurve,” tha Dr. Anthony Fauci, duke shpjeguar se edhe në rastet kur masat parandaluese japin rezultatin më optimal, shfaqja e infeksioneve të reja do të vazhdojë dhe numri total i të infektuarve dhe viktimave të COVID-19 do të vazhdojë të rritet.

Drejtori i Institutit të Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci përsëriti se amerikanët duket të përgatiten për të paktën 100 mijë të vdekur, bazuar në modelet aktuale kompiuterike që analizojnë situatën. Por ai shtoi se shpreson që kjo shifër të jetë në realitet më e ulët.

Presidenti Trump u përball me pyetje për mbështetjen me personel dhe pajisje që kërkojnë shtete individuale amerikane në këtë betejë. Qeveria federale është bërë objekt kritikash për reagim të mangët sidomos nga shtete ku janë vërejtur vatra aktive dhe përhapje e shpejtë e infeksionit,

“Frika se do të hasin në mungesa i ka bërë disa shtete të kërkojnë më shumë pajisje se iu nevojiten. Një shtet na kërkoi 40 mijë aspiratorë. S’është e mundur që të kenë nevojë për aq shumë. Tani edhe ata vetë e pohojnë se nuk do t’u nevojitet një numër aq i madh. Po u dërgojmë sa të mundemi”.

Presidenti përsëriti synimin e tij që vendi të fillojë të kthehet në normalitet sa më parë që të jetë e mundur dhe të rihapet aktiviteti ekonomik. Specialistë të shëndetit publik, përfshirë edhe pjesëtarë të ekipit të Shtëpisë së Bardhë për koordinimin e përgjigjes kundër koronavirusit, paralajmërojnë se është ende herët për të bërë plane dhe se dy javët e ardhshme do të ofrojnë më shumë qartësi për masat e izolimit social dhe efektin e tyre për të vënë nën kontroll sëmundjen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...