Merkel: Kriza Corona, sprova më e madhe në historinë e BE-së!

Tuesday, 07 Prill 2020 08:02

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel tha në konferencën e shtypit të hënën pasdite (06.04.) në Berlin, se ende nuk mund të japë një datë, se kur do të zbuten masat e marra për ngadalësimin e përhapjes së COVID-19.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e quajti krizën Corona si “sprovën më të madhe në historinë e BE-së”. Të gjitha vendet anëtare janë të prekura njësoj. Ndaj duhet të jetë në interesin e të gjithëve, që Europa ta përballojë këtë sprovë. Përgjigja ndaj virusit mund të jetë vetëm një Europë e fortë me një eurozonë të fortë.

Eshtë e rëndësishme të tregojmë, se ne jemi të gatshëm ta mrbojmë Europën tonë.” Kjo vlen veçanërisht për vendet e Zonës së Euros. Gjermania është mirë vetëm nëse „Europa është mirë“, theksoi kancelarja. Ndaj përgjigja ndaj krizës duhet të jetë „me shumë Europë“, një Europë më e fortë dhe një „uropë mirëfunksionuese“.

Gjermania e gatshme të japë kontributin e saj

Kur të jenë përballuar „pjesët më të vështira të kësaj krize në sektorin shëndetësor“, do të jetë i nevojshëm një „program rigjallërimi, një program rindërtimi”, tha Merkel më tej. Pas „kësaj çarjeje të rëndë ekonomike“ duhet të ketë programe koniunkturore jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në nivel europian, tha ajo.

Eshtë fjala për ndihma financiare ndaj vendeve anëtare si përmes kredive të buta nga mekanizmi europian i stabilizimit (ESM) dhe fondet e propozuara nga Komisioni për rregullimin e punës me kohë të shkurtuar si në Gjermani. Do të nevojitet gjithashtu edhe një program rigjallërimi për ekonominë: „Edhe në këtë drejtim Gjermania është e gatshme të japë kontributin e saj“, tha Merkel.

Në debatin për obligacionet europiane po shtohet presioni ndaj Gjermanisë. Në prag të konsultimeve të ministravetë financave të BE-së të martën (07.04) krahas komisarëve të BE-së Paolo Gentiloni dhe Thierry Breton për të ashtuquajturat Corona-Bonds u angazhua me të njëjtën kërkesë edhe qeveria franceze për obligacionet e përbashkëta, që të vihen në përdorim për të luftuar pasojat ekonomike të pandemisë. Qeveria gjermane është kategorikisht kundër të tilla obligacioneve.

Masat kufizuese në Gjermani mbeten në fuqi

E pyetur nëse tani që Austria ka planifikuar zbutjen e masave të vendosura kundër pandemisë Corona, po e shqyrton edhe Gjermania një opcion të tillë, Merkel theksoi, se qeveria gjermane ndërkohë i përmbahet linjës për të mos e fiksuar tek një datë për një vendim të tillë. Kjo do të bëhet në kohën e duhur dhe një gjë është e qartë, që kufizimet mund të zbuten hap pas hapi.

Mbrojtja e shëndetit është në plan të parë në çdo masë që mendohet, tha Merkel. Kancelarja falenderoi qytetaret dhe qytetarët për respektimin e këtyre rregullave „shumë, shumë të ashpra”, sepse ata e dinë, që me këtë shpëtojën jetë njerëzish. Angela Merkel i paralajmëroi qytetarët që tëmos ndërmarrin udhëtime gjatë fundjavës së Pashkës. As pas mbarimit të ditëve të Pashkës nuk parashikohet zbutje e masave./DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...