Situata me koronavirusin në Britaninë e Madhe po përkeqësohet ditë pas dite, teksa tashmë po prek rëndë edhe politikën.
Pas kryeministrit Boris Johnson, i cili ndodhet i shtruar në spital dhe në terapi intensive prej ditës së djeshme, mediet e huaja raportojnë se ka përfunduar në spital edhe deputeti laburist, Tony Lloyd.
Lloyd deputet për Rochdale është shtruar në një spital në Manchester gjatë orëve të vona të së hënës, thotë në një deklaratë familja e tij. 70 vjeçari është në gjendje të qëndrueshme.
Në deklaratë, familja shpreh falenderime për doktorët, infermierët dhe të gjithë stafin mjekësor që është duke u kujdesur për deputetin.
Deputetit i ka uruar një shërim të shpejtë edhe kryetari i Laburistëve Sir Keir Starmer