Kriza e koronavirusit/Takim vendimtar i ministrave të Financave të BE, DW: Bëhet fjalë për shumë para dhe të ardhmen e unionit

Tuesday, 07 Prill 2020 10:07

Bëhet fjalë për shumë, shumë para dhe të ardhmen e BE. Ministrat e Financave të BE kërkojnë instrumenta financimi për krizën e Coronës. Coronabonde apo fond solidariteti?BE

Në një kohë që pandemia e Coronës ka bërë që shumë sipërmarrjeve t’u shterojnë rezervat e të bjerë në koma ekonomia europiane, ministrat e Financave të BE takohen të martën (07.04) përmes një vídeo-konference në një nga debatet e tyre më të rëndësishme për BE. Këtë vlerësim bëjnë diplomatët në Bruksel. Ministrat e Financave duhet të gjejnë receta për krizën dhe recesionin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore. Kancelarja Merkel tha në Berlin, se BE ndodhet para testit më të vështirë që nga themelimi i saj
Jo ujdi për borxhe të përbashkëta

Krerët e shteteve dhe qeverive nuk mund të binin në ujdi para 10 ditësh për borxhe të përbashkëta. Ata e kaluan këtë detyrë tek ministrat e Financave. Sipas diplomatëve të BE në tryezë qëndron një propozim me tre instrumente: Nga instrumenti financiar i krizës së euros, ESM, mburoja europiane e shpëtimit do të vihen në dispozicion 240 miliardë euro kredi paraprake për shtetet e BE që kërcënohen nga norma të larta interesi në tregjet financiare. Banka Europiane e Investimeve, EIB, do të japë edhe 200 miliardë euro, reserve, tek e cila mund të tërheqin para shtetet në nevojë. Komisioni Europian vetë krijon një fond prej 100 miliardë eurosh, për të mbështetur sigurimet e papunësisë në shtetet anëtare.

Lidhur me emërtimin e njohur si Coronabonde, pra borxhe të përbashkëta të eurozonës nuk ka ndonjë propozim për vendim. Coronabondet që mbështeten nga nëntë vende europiane, si Franca, Italia e Spanja nuk pranohen nga vendet nordike të BE-së si Gjermania, Holanda apo Finlanda. Debati për kuptimin që kanë coronabondet këto kohë po zhvillohet i ashpër.

Belgien Brüssel | EU Kommissar Thierry Breton (picture-alliance/AA/D. Aydemir)Komisioneri francez i BE, Thierry Breton kërkon obligacione të përbashkëta

Komisioneri i BE, Gentiloni kërkon përgjigje të fortë

Dy komisionerë të BE, Paolo Gentiloni nga Italia dhe Thierry Breton nga Franca në një artikull të përbashkët për mediat europiane janë shprehur për obligacione të përbashkëta. Kurse dy ministra gjermanë, Heiko Maas, ministri i Jashtëm dhe Olaf Scholz, ai i Financave në një artikull tjetër për mediat kryesore europiane mbështesin tre instrumente financimi – mburojën e shpëtimit të euros, ESM, Bankën e Investimeve dhe Komisionin Europian. Komisioneri për ekonominë dhe valutën, Gentiloni u përpoq në Bruksel të zbuste tensionet mes vendeve të eurozonës. “Nuk ka humbës e fitues”, tha ai. “Tani nuk është koha për grindje, sepse kemi të bëjmë me një krizë të pashembullt.” Nga ministrat e Financave ai pret “një mesazh të unitetit të pandarë.”

Mburoja e shpëtimit të euros e papërshtatshme?

Italia e Spanja e të tjerë e refuzojnë modelin e preferuar nga Gjermania të Mekanizmit të Shpëtimit të Euros, të njohur si mburoja e shpëtimit, ESM. Sipas kryeministrit italian, Giuseppe Conte, ESM është menduar për një tjetër lloj krize. Në krizën e Coronës nuk bëhet fjalë për dështimin e politikave financiarre të vendeve të caktuara, por për një shok “simetrik” të të gjitha vendeve të BE. Kreditë e emergjencës sipas vendeve jugore të BE janë stigmatizuese, edhe nëse kushtet e kreditimit janë të favorshme. Sepse nuk do të ketë një trojkë kontrolluese si në rastin e krizës në Greqi, Irlandë, Qipro apo Portugali.

Kreu i Institutit „Bruegel” për studimet ekonomike e politike, Guntram Wolff sheh një afrim të pozicioneve në ditët e fundit. Megjithëse debatet janë shumë intensive. „ESM nuk është e pranueshme për vendet jugore, coronabondet i refuzojnë vendet veriore. Pra ata duhet të piqen diku në mes”, thotë Wolff për Deutsche Wellen. „Kompromisi mund të jetë një fond solidariteti. Ai do të jepte bonde apo obligacione, që duhet të kenë pastaj një emër tjetër. Me gjuhën mund të arrihen shumë gjëra.” Por se sa borxhe do të kërkohë një fond i tillë, për këtë komisioneri Paolo Gentiloni nuk mund të jepte një përgjigje.

Guntram Wolff (DW/M. Fiedler)Eksperti, Guntram Wolff

Rimëkëmbja kërkon më shumë fonde

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk është shprehur për borxhe të përbashkëta. Ajo flet për një „plan Marshal”, të cilin e kërkon edhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez. Ky plan, ka marrë emrin e ministrit të Jashtëm amerikan, George Marshall. Në vitin 1948 SHBA investoi 12 miliardë dollarë, (sot 100 miliardë dollarë) për të mbështetur ekonomikisht Europën pas Luftës së Dytë Botërore. Von der Leyen kërkon të mbështesë rimëkëmbjen e ekonomisë në BE duke përdorur buxhetin e përbashkët të BE, që në vit kap një shifër 120-130 miliardë euro. Sipas ekspertit, Guntram Wolff, „kuadri buxhetor afatmesëm i BE duhet të ndryshojë radikalisht”. Ai duhet të zgjerohet, nëse do të ketë efektin e një plani Marshall.

Nuk dihet, nëse vendet që paguajnë neto në BE, Gjermania, Franca, Italia, Holanda, Finlanda, Danimarka etj do të jenë të gatshëm për këtë. Pas recesionit të Coronës duhet ditur njëherë, se cili vend është ende pagues neto në BE. A do të bëjë pjesë ende Italia aty? Do të ruajnë Polonia dhe Hungaria statusin e tyre si marrës të fondeve?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...