Gjendja shëndetësore e Boris Johnson, kryeministrit britanik i cili prej 12 ditësh është i infektuar me COVID-19 është stabilizuar.
Mediat britanke raportojnë se Johnson është në oksigjenim dhe në gjendje të stabilizuar në terapi intensive.
Burime pranë qeverisë thonë për mediat britanike se Johnson nuk ka pneumoni. Zakonisht personat që kanë pneumoni nuk e kalojnë testin e jetës me koronavirusin.
Johnson tani është zëvendësuar në krye të qeverisë nga Dominic Raab. Por nëse ky i fundit i cili është edhe Sekretar i Parë i Shtetit si dhe me marrëdhëniet me jashtë sëmuret me koronavirus, atëhere vendin do e marrë Kancelari i Thesarit, Rishi Sunak.