1.4 milionë njerëz të prekur, mbi 82 mijë të vdekur. 100 ditë më parë, askujt në planet nuk do i shkonte mendja që do vinim te kjo ditë. Kriza e koronavirusit ka pushtuar botën. Por në ditën kur qyteti ku shpërtheu epidemia i është kthyer normalitetit, këto janë datat më të rëndësishme deri më tani.
31 dhjetor 2019- Kina informon Organizatën Botërore të Shëndetësisë për një sëmundje respiratore në Wuhan. Sëmundja ka prekur 27 persona, shtatë prej tyre janë rëndë. Origjina e saj është një treg që shet kafshë të egra.
8 janar 2020- Një TV kinez thotë se shkak i mundshëm është një koronavirus i ri. Kjo është hera e parë që njerëzit e dëgjojnë këtë frazë. Shkencëtarët megjithatë thonë se rreziku i transmetimit te njeriu mbetet i ulët.
11 janar 2020- Një person 61-vjeçar bëhet viktima e parë. Ai kishte të tjera sëmundje të rënda.
20 janar 2020- Shenjat e para se sëmundja po përhapet në Pekin, Shenzhen, Tajlandë dhe Japoni.
23 janar 2020- Qyteti Wuhan vendoset në karantinë të plotë.
28 janar 2020- Numri i vdekjeve i kalon 100.
30 janar 2020- OBSH deklaron se koronavirusi është emergjencë globale.
2 shkurt 2020- Konfirmohet vdekja e parë jashtë Kinës- në Filipine.
11 shkurt 2020- Numri i vdekjeve në Kinë i kaon 1000. OBSH thotë se sëmundja do quhet Covid-19/
22 shkurt 2020- Raportohen vdekjet e para në Itali, duke bërë që vendi të nisë masat e kufizimit në disa zona.
24 shkurt 2020- Bursat nisin rënien pikiatë. OBSH thotë se bota duhet të bëhet gati për një pandemi.
9 mars 2020- Italia vendos karantinën në të gjithë vendin. Pas saj thuajse gjysma e planetit e pason duke u izoluar totalisht.
11 mars 2020- Koronavirusi shpallet pandemi nga OBSH.
2 prill 2020- Bota regjistron 1 milionë raste me koronavirus dhe mbi 51 mijë viktima.