Kantautori John Prine ka vdekur në moshën 73 vjeçare për shkak të komplikimeve nga koronavirusi.
Këngëtari, i cili mori Grammy këtë vit, ishte në gjendje kritike pasi u infektua me COVID-19.
Ai vdiq të martën në një spital në Nashville, Tenesi. Prine u shtrua në spital muajin e kaluar dhe qëndroi për 13 ditë në kujdes intensiv.
Bashkëshortja dhe menaxherja e tij Fiona Whelan konfirmuan se ai u infektua me koronavirus pas një turneu në Evropë.
Këngëtari i ndjerë gjithashtu luftoi kancerin dy herë. Ai mundi kancerin e mushkërive në vitin 2013. Operacionet ndikuan në zërin e tij por Prine vazhdoi të bente muzikë dhe turne.