Kryeministri britanik, Boris Johnson është në gjendje stabël në spital pasi kaloi dy net në terapi intensive.
Sipas Daily Mail, kryeministrit i ka rënë temperatura. Kjo është një shenjë e mirë edhe pse ai mbetet nën kontroll konstant nga mjekët më të mirë në vend.
Megjithatë ekziston frika se ai nuk do jetë në gjendje të kthehet në krye të qeverisë edhe për një kohë të gjatë.
Gazeta shkruan se ka shqetësime se teksa Johnson ishte në izolim, ai nuk është monitoruar siç duhet.