Vendet në të gjithë Evropën kanë filluar me kujdes të lehtësojnë masat e tyre të izolimit, pasi shkalla e infeksionit të koronavirusit po bie ngadalë, raporton BBC.virus1
Dyqanet e vogla do të hapen në Austri dhe Republikën e Çekisë, dhe me 15 prill shkollat në Danimarkë do të rihapen.
Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, tha se nëse vazhdon tendenca aktuale pozitive, mund të ketë “një kthim gradual të normalitetit” pas festës së Pashkëve.
Edhe në vendet më të prekura nga koronavirusi, ka arsye për optimizëm.
Raportet në Itali tregojnë se kufizimet mund të lehtësohen më 4 maj.
Të enjten në mëngjes, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se më në fund, vendi mund të jetë duke kaluar më të keqen e shpërthimit të pandemisë.
“Zjarri ka filluar të vihet nën kontroll”, i tha ai parlamentit.
Shqetësim mbetet fundjava e Pashkëve, kur njerëzit zakonisht udhëtojnë për të takuar familjarët.
Që nga mesnata, Portugalia ka ndaluar njerëzit të largohen nga zona e tyre lokale pa dokumente zyrtare.
Më 7 prill, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk ka rekomandime të qarta për vendet dhe rajonet lidhur me lehtësimin e masave ndaj pandemisë, por u kërkoi atyre që të mos i heqin ato shumë herët.
“Njëra nga gjërat më të rëndësishme është që të mos hiqen shumë herët masat në mënyrë që të mos kemi një përkeqësim përsëri”, tha zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier.
Sipas tij, kjo situatë, është e ngjashme me të qenit i sëmurë vetë.
“Nëse ngritesh shumë shpejt nga shtrati dhe vrapon shumë herët, rrezikon të biesh prapa dhe të kesh komplikime”, shtoi ai. Rel