Arrihet akordi/500 miliardë euro për të shpëtuar ekonominë e BE-së

Premte, 10 Prill 2020 08:52

Pas disa orësh diskutime, ministrat e 19 vendeve të Eurozonës ranë dakord për akordimin e një fondi prej 500 miliardë eurosh për të stimuluar ekonominë e Bashkimit Europian pas përhapjes së Koronavirusit.

"Akord i shkëlqyer mes ministrave europianë të Financave", shkruan në Twitter, ministri francez Bruno La Marie.

Ndërsa ministri gjerman i Financave, Olaf Schloz e quajti vendimin një "ditë të madhe të solidariteti europian", raporton Syri.net.

Sipas tij, plani ngrihet mbi tre pika të forta: ndihmën ndaj biznesit të vogël e të mesëm përmes Bankës Europiane të Investimeve, program me kohë të shkurtër për forcën punëtore dhe hua për shtetet e prekura për Mekanizmit të Stabilimentit Europian (European Stability Mechanism).

Huaja në fjalë "do të jetë e vlefshme deri në përfundimin e krizës së COVID-19", thuhet ndër të tjera në draftin e cituar nga Reuters.

Plani në fjalë, i propozuar nga dy shtetet më të mëdha të Unionit, Gjermania dhe Franca, ndeshi në kundërshtimin paraprak të Holandës, e cila në përfundim ra dakord si 19 shtetet e tjera.

Po ditën e sotme, kancelarja gjermane Angela Merkel kishte refuzuar iniciativën e huazimit të përbashkët, duke u thënë anëtarëve të koalicionit të saj qeverisës se nuk kishte "konsensus politik" për të. Megjithatë ajo shtoi se, kishte patur kontakte me Emmanuel Macron , Rutte dhe Giuseppe Conte, duke shtuar se një marrëveshje kompromisi ishte "shumë afër".

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...