A doli virusi nga ky laborator?

Premte, 10 Prill 2020 09:18

Këto foto të rralla janë bërë brenda laboratorit shkencor të qytetit Wuhan në Kinë. Instituti i Virologjisë në Wuhan mban më shumë se 1500 lloje virusesh vdekjeprurës. Ai është i specializuar në kërkimin e patogjenëve më të rrezikshëm, veçanërisht viruseve që qarkullojnë nga lakuriqët e natës.

Në foto shihen shkencëtarët kinezë të veshur si astronautë brenda në laborator. Që kur shpërtheu epidemia në dhjetor, ka pasur spekulime se virusi e ka origjinën nga ky laborator.

DYSHIMET

Ministrat britanikë druhen se pandemia e koronavirusit mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje në një laborator kinez. Kështu shkruante e përditshmja e madhe britanike, Daily Mail. Burimet qeveritare thonë për gazetën se nuk përjashtohet mundësia që virusi të ketë dalë nga një laborator në një qytet kinez.

Një anëtar i Kobrës, komitetit të emergjencave qeveritare në Britani, tha se nuk diskutohet që virusi është zoonotik, me origjinë nga kafshët, por nuk e përjashtoi që virusi të jetë shpërndarë te njerëzit pasi ka dalë nga një laborator në Wuhan. “Nuk është koincidencë që laboratori është në Wuhan”, tha ai.

Në Wuhan është Instituti i Virologjisë, laboratori më i avancuar i këtij lloji në Kinë. Ai është 10 milje larg tregut ku mendohet se ka dalë virusi dhe ka kushtuar 30 milionë sterlina. Në vitin 2018, mediat qeveritare kineze shkruanin se laboratori mund të kryejë eksperimente me mikroorganizma thellësisht patogjenë, njësoj si virusi vdekjeprurës Ebola.

Daily Mail shkruan se ka raportime lokale të paverifikuara se punonjësit e laboratorit janë spërkatur me gjak dhe më pas e kanë dërguar infeksionin te popullata lokale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...