Shkon mbi 8900 numri i viktimave në Angli, ja çfarë mendon të bëjë qeveria britanike për t’i ardhur në ndihmë bluzave të bardha

Saturday, 11 Prill 2020 15:16

Gjysmë milioni “shtëpi boshe” të Anglisë duhet të hapen për punonjësit e shëndetit në vijën e parë të pandemisë koronavirus, të cilët kanë nevojë për akomodim afër vendeve të tyre të punës.

Ndërkohë që numri i viktimave dhe të infektuarve në Britaninë e Madhe vazhdon të rritet, për përballimin e kësaj situate janë mobilizuar edhe qytetarët.

Të dhënat e qeverisë për shtëpitë e boshatisura tregojnë se Anglia ka rreth 579,000 prona të lira.

Rreth 226,000 prej tyre janë shtëpi bosh afatgjata, 253,000 janë shtëpi të dyta, që i kanë qytetarët dhe 100,000 janë të lira.

Kështu këshillat lokale do t’u kërkojnë pronarëve të shtëpive të dhurojnë vullnetarisht, sa të zgjasë pandemia shtëpitë e tyre të dyta ose ato të banueshme me sezone për bluzat e bardha që e kanë spitalin ku shërbejnë shumë larg nga shtëpia e tyre.

“Në një krizë kombëtare, ku jeta është në rrezik, ne kemi nevojë për të gjithë që të tërhiqen në të njëjtin drejtim dhe të sigurojmë që burimet, përfshirë këtu edhe strehimin, të jenë në dispozicion për t’u përdorur aty ku nevojiten më shumë”, tha një drejtori i grupit, McMahon, raporton The Guardian.

Numri i viktimave në Britani ka shkuar në 8,958, ndërsa ai i të infektuarve në 73,758. Një lajm jo i mirë është se numri i të infektuarve në raport me të shëruarit është i ultë, janë vetëm 344 persona që janë rikuperuar.

britani

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...