Vdes nga koronavirusi miku i ngushtë i Presidentit Trump

Hënë, 13 Prill 2020 10:02

Stanley I. Chera, një mik dhe donator i Presidentit te SHBA, Donald Trump i cili ishte në gjendje kome dhe i sëmurë rëndë pasi u infektua me koronavirus, ka ndërruar jetë ne moshen 78 vjeç.
Vdekja e tij u raportua nga The Real Deal , e cila mbulon industrinë e pasurive të patundshme në New York.
Publikimi i referohej burimeve të paidentifikuara që kanë punuar me Crown Acquisitions, firma qe Chera ka themeluar dhe drejtuar.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi të dielën identitetin dhe lidhjet e Chera me presidentin.
Ndërsa New York u bë shpejt epiqendra e rasteve të COVID-19 në vend, Trump raportohet se e këshilloi Chera të largohej nga qyteti dhe të udhëtonte për në shtëpinë e tij verore në New Jersey, raporton Daily Mail.
Chera ndoqi këshillat e Trump por gjithsesi u infektua. Ai u transportua në New York në fund të marsit.
Gruaja e Chera, Frieda gjithashtu u testua pozitive për koronavirusin, por eshte sheruar.
Chera ishte mik me Presidentin Donald Trump.
Nga viti 2016 deri në vitin 2019, Chera dhuroi një total prej 402.800 dollarë për Donald J. Trump, për President Inc dhe Trump Victory, organizata të dedikuara për të mbështetur presidencën e Trump, sipas të dhënave të Komisionit Federal të Zgjedhjeve.
Chera foli për Trump në Paradën e Ditës së Veteranit në Neë York City në nëntorin e kaluar, duke e quajtur presidentin "mikun tim të dashur".
Trump e quajti Chera në një tubim të vitit 2019 në Grand Rapids, Michigan, si një nga ndërtuesit më të mëdhenj dhe njerëzit më të rëndësishëm të pasurive të patundshme në botë".
New York Post raportoi shtrimin në spital të Chera me koronavirus më 24 mars.
Trump muajin e kaluar foli për një mik i cili po luftonte me "ligësinë" e koronavirusit që po binte në gjendje kome.
Tni besohet se Chera ishte personi në fjalë që Trump ka përmendur. Faktet e sëmundjes së Chera përputhen me atë që përshkroi Trump.

Login to post comments