Mbajtja e maskave shumë shpejt do jetë normalitet i jetës sonë

Hënë, 13 Prill 2020 12:59

BBC
Mbajtja e maskave në fytyrë do të jetë shumë shpejt një normalitet.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Covid-19, David Nabarro.
Duke folur për BBC, Nabarro tha se njerëzit duhet të kuptojnë realitetin e ri që po jetojmë.
“Virusi nuk do të largohet. Ne nuk e dimë nëse njerëzit që e kanë pasur virusin, mbeten imunë, dhe nuk e dimë se kur do kemi një vaksinë,” tha ai.
“Disa forma të mbrojtjes së fytyrës jam i sigurt që do të bëhen normë, jo vetëm për t’u dhënë siguri njerëzve. Mendoj se do të vijë për shkak të asaj që po e quaj ‘gati për Covid-19’”.

Login to post comments