Britania shënon 717 viktima brenda 24 orëve, COVID-19 i merr jetën një 17 vjeçari dhe 40 pacientëve të shëndetshëm

Hënë, 13 Prill 2020 16:39

Britania e ka nisur me një rritje javën sa i përket bilancit të viktimave nga COVID-19 teksa janë 717 raste të reja duke e çuar numrin total në më shumë se 11 mijë e 300.

Por ajo çfarë bie në sy është se COVID-19 po godet edhe moshat e reja apo dhe të shëndetshmit. Një 17- vjeçar është i riu më i radhës që vdes nga virusi.

Po ashtu prestigjiozja The Sun shkruan se janë 40 pacientë në 24 orët e fundit që ishin diagnostifikuar vetëm me COVID-19 dhe me asnjë sëmundje shoqëruese tjetër dhe sot ishin viktimat e radhës.

Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në 84 mijë e 279 në total teksa Anglia si vendi më i madh ka dhe shumicën e viktimave, rreth 10 mijë.

Login to post comments