Greqia shënon viktimën e 100-të nga COVID-19, një 84- vjeçar i intubuar humbi jetën këtë mbrëmje

Hënë, 13 Prill 2020 22:45

Greqia ka shënuar viktimën e 100-të nga COVID-19 pas më shumë se 1 muaj e gjysëm nga shfaqja e rastit të parë në vend.


Viktima e 100-të ishte një 84- vjeçar i cili ishte i intubuar në spital dhe nuk ja doli këtë mbrëmje. Ndërkohë 24 orët e kaluara Greqia shënoi vetëm 1 viktimë teksa numri i të infektuarve ka rënë ndjeshëm teksa shënoi 31 të reja duke e çuar totalin në 2 mijë e 145.

 

Greqia është konsideruar si model përballimi ndaj COVID-19 për harmoninë e masave që mori por edhe kohën kur i mori.

Login to post comments