Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo dhe disa guvernatorë të shteteve verilindore thirrën një konferencë këtë pasdite, për të diskutuar një plan të koordinuar rajonal për rihapjen e ekonomisë, sipas “The Guardian”.
“Vendimet e qeverive të shteteve për mënyrën e rihapjes së ekonomisë do të udhëzohen nga ekspertët, të dhënat dhe shkenca dhe nuk do të bëhen në një mënyrë politike”, tha Cuomo.
“Le të bëhemi të zgjuar, le të jemi bashkëpunues dhe le të mësojmë nga njëri-tjetri”, shtoi ai.
Konferenca u organizua menjëherë pasi Trump tha se ai ka autoritetin të rihapë ekonominë në nivel federal, një pretendim që është kundërshtuar nga ekspertët kushtetues.
New Yorku ka 195,655 të prekur me koronavirus dhe 10,056 vdekje.