“Kuti” prej xhami midis çadrave të plazhit, mbrojtëse edhe në restorante/ Ja si po mendon të shpëtohet sezonin veror nga koronavirusi

Tuesday, 14 Prill 2020 12:31

Projekti-Italia-plazhi-koronavirusi (2)1Kompani të njohura në Itali kanë propozuar projekte për të zhvilluar sezonin e plazhit këtë vit, por në kushte më të sigurta për të penguar dhe infektimet e reja nga Koronavirusi.
Sipas gazetës La Republika, një kompani nga Modena ka hedhur idenë e zhvillimit të sezonit verorë, duke projektuar rrethimin e shezloneve në plazh, apo restoranteve me xham pleksiglas. Siç shihet nga pamjet e projektuara nga firma italiane, qytetarët do të mund të shijojnë diellin dhe rërën, por të rrethuar me xhama mbrojtës nga personat e tjerë në plazh.
Ndërkohë që e njëjta gjë propozohet të aplikohet edhe në restorantet. Në tavolina propozohet të vendoset një xham mbrojtës, i cili nuk do të lejojë që personin që ke përballë të mund ta kontaminosh apo t’i hedhësh padashje spërklat teksa jeni duke komunikuar.

Përfaqësuesit e kompanisë private zotohen se mund të ndërtojnë çdo madhësi të këtij projekti.
Ndërkohë që nënsekretarja e Shëndetit në Itali, Sandra Zampa është shprehur për La Republica se: “Me këtë mënyrë do të mund të mendojmë edhe për planifikimin e pushimeve tona me masat e nevojshme të kujdesit, sepse nuk pritet një vaksinë për virusin, por me masat e duhura mund të kemi një terapi për ta mbajtur virusin nën kontroll. Kur mendon se të qëndrosh mbyllur në shtëpi, kur qyteti do të jetë përvëlues prej temperaturave të nxehta të korrikut dhe kushtit, kjo i fut ankth kujtdo”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...