Turi i Francës nuk do të nisë më 27 qershor. Pas shumë dyshimesh, konfirmimi vjen nga organizatorët e turneut më të rëndësishëm të çiklizmit botëror. Ky vendim është në linjë me atë të presidentit francez Emmanuel Macron, për të anuluar të gjithë eventet publikë deri në mesin e korrikut si masë në “luftën” kundër Covid-19.
Organizatorët e Turit të Francës precizojnë se brenda muajit do të njoftojnë planin për zhvillimin e këtij kompeticioni. Sipas mediave franceze një datë e mundëshme për nisjen është 25 korriku, ndërsa garat do të zhvillohen pa praninë e tifozëve në rrugë deri në datën 16 gusht.