Një tjetër luftë në arenën ndërkombëtare?

E mërkurë, 18 Prill 2018 18:30

Siria është kthyer në “mollë sherri” për mbarë globin. Pas raketave të lëshuara nga SHBA, në hakmarrje të sulmeve në Siri, dhe tensioneve të krijuara mes saj dhe Rusisë,  në ajër po ndihet edhe një tjetër luftë.

Izraeli  është duke u përgatitur për një hakmarrje  të mundshme të Iranit, pasi ky i fundit bën përgjegjës izraelitët për bombardimin e një baze ajrore në Siri javën e kaluar.  Nga sulmi mbetën të vrarë 7 ushtarë iranianë.

Izraeli zyrtarisht nuk ka konfirmuar as mohuar sulmin, por një burim i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha për New York Times se ata ishin përgjegjës për bastisjen më 9 prill.

Trupat e Gardës Revolucionare të Izraelit kanë nisur mbrojtjen ndaj një frike të mundshme   se Irani  mund të ndërmarrë veprime për t'u hakmarrë ndaj shtatë ushtarëve të vdekur.

IDF thuhet se beson se një sulm nga ushtria iraniane do të niset nga një prej bazave që ata kontrollojnë në Sirinë aleate - dhe kanë paralajmëruar Teheranin kundër çdo veprimi.

"Izraeli do të reagojë fuqishëm ndaj çdo veprimi iranian nga brenda Sirisë," tha burimi i lartë i IDF për Sky Neës

Edhe pse sulmi as nuk është mohuar e as pranuar , zyrtarët izraelitë thanë se baza ajrore Tiyas po përdorej nga Irani dhe se Izraeli nuk do të pranonte një prani të tillë në Siri të armikut të saj në hije.

 Ishte  Agjencia e lajmeve Tansim e Iranit që  njoftoi se shtatë vetë, personel ushtarak iranian u vranë në sulm, gjë që kontribuoi në një përshkallëzim të mprehtë të tensioneve ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë.

Login to post comments