“E kemi kaluar kulmin”, Trump jep lajmin e mirë: Disa shtete në SHBA, gati të rihapen

E Enjte, 16 Prill 2020 08:04

Presidenti Donald Trump thotë se SHBA e ka “kaluar kulmin” e rasteve të reja Covid-19 dhe parashikoi që disa shtete jane gati te rihapen këtë muaj, raporton BBC. trump
Në konferencën e përditshme të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se udhëzimet e reja për rihapjen do të shpallen sot pasi ai të flasë me guvernatorët.
SHBA ka gati 640,000 raste të konfirmuara të Covid-19 dhe mbi 30.800 vdekje.
|Të dhënat sugjerojnë që në mbarë vendin, ne kemi kaluar kulmin e rasteve të reja. Shpresojmë që kjo do të vazhdojë dhe ne do të vazhdojmë të përparojmë shumë”, u shpreh Kreu i Shtëpisë së Bardhë.
I pyetur pse ShBA përbën një përqindje kaq të konsiderueshme të numrit global të vdekjeve, Trump akuzoi vendet e tjera që gënjejnë për shkallën e vdekshmërisë së tyre.
“A beson dikush me të vërtetë në numrat e disa prej këtyre vendeve?” tha ai, duke përmendur Kinën.
Ai gjithashtu tha që SH.B.A. po shikonte raportet per te verifikuar se nga doli virusi, nga nje kaborator ne Wuhan apo nga nje treg..
Mediat amerikane kanë raportuar se ambasada amerikane në Pekin ngriti shqetësimin për sigurinë në dy laboratorë në Wuhan. Sidoqoftë të martën, gjeneral Mark Milley, kryetar i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit, tha që shërbimet e inteligjencës amerikane besonin se kishte më shumë të ngjarë që virusi të ndodhte natyrshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...