‘Pacienti zero’ doli nga laboratori kinez? SHBA nis hetimet

E Enjte, 16 Prill 2020 09:24

SHBA ka nisur hetimet pas një investigimi, sipas të cilit virusi ka dalë nga një laborator në Wuhan të Kinës.
Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo kërkoi që Kina të qartësojë këtë situatë. “Nuk e dimë nëse virusi ka dalë nga laboratori. E dimë që laboratori është pak milje larg tregut. Ka shumë gjëra për të mësuar. Qeveria e SHBA po punon për të kuptuar më shumë,” tha Pompeo.
Sipas një raportimi nga Fox News, virusi nuk ka dalë nga laboratori si armë biologjike, por si një përpjekje për të treguar se Kina është superiore ndaj amerikanëve në identifikimin e kërcënimeve nga viruset.

Gazeta Daily Mail, e cila raportoi e para se virusi mund të ketë dalë nga laboratori, shkruan se ‘pacienti zero’ punonte në laborator dhe e ka përhapur virusin në popullsi pasi ka dalë nga puna.

Një nga burimet i tha Fox News se “ky mund të jetë një nga mbulimet qeveritare më të kushtueshme të të gjitha kohërave”.

Ka prova në rritje, nga burime të hapura dhe të klasifikuara për këtë, raporton Fox News.
I pyetur për këtë çështje, presidenti amerikan, Donald Trump tha se “po dëgjojmë gjithmonë e më shumë histori... ne po bëjmë një shqyrtim të plotë të kësaj situate të tmerrshme”.

Dokumentet tregojnë një përpjekje të mjekëve në laborator për të kufizuar përhapjen.
Tregu i lagësht i Wuhan-it, që është identifikuar fillimisht si burimi kryesor, nuk ka shitur kurrë lakuriqë.
Burimet thanë për Fox News se kjo është një përpjekje e Kinës për të hequr fajin nga laboratori.

Modifikuar më E Enjte, 16 Prill 2020 09:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...