Macron skeptik lidhur me menaxhimin e sëmundjes në Kinë/Është naive të mendosh se e ka luftuar më mirë COVID-19

Premte, 17 Prill 2020 09:00

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar lidhur me raportimet e fundit qe vijne nga Kina, e cila vetem sot ka rritur me 50% numrin e viktimave si pasoje e koronavirusit.makron

BBC shkruan sot se Macron nuk ka fshehur dyshimet per situaten reale ne ate vend, duke mos e lene pa thene se eshte skeptik lidhur me menaxhimin e semundjes ne Kine.

I pyetur nëse përgjigjja autoritare e Kinës për të mbajtur shpërthimin nën kontroll kishte ekspozuar dobësinë e demokracive perëndimore, Macron tha se nuk kishte asnjë krahasim midis shoqërive të hapura dhe atyre ku shtypet e vërteta.

“Duke pasur parasysh këto ndryshime, zgjedhjet e bëra dhe ajo që është Kina sot, të cilën unë e respektoj, le të mos jemi aq naiv sa të themi se ka qenë shumë më mirë në trajtimin e kësaj pandemie se vendet e tjera,” ai tha për Financial Times.

“Ne nuk e dimë. Ka qartësisht gjera qe kane ndodhur qe ne nuk i dime”- tha ai.
Komentet e tij erdhën kur Kina rishikoi numrin e saj të vdekjes nga qyteti Wuhan, ku filloi shpërthimi, duke u rritur me 50% shifren.

Kina ka raportuar ditën e sotme 1290 viktima të reja nga koronavirusin, duke e çuar numrin total të viktimave në 4632, një shifër shumë e vogël kjo krahasuar me vendet perëndimore.

Modifikuar më Premte, 17 Prill 2020 09:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...