Sulm me molotov televizionit SKAI në Greqi

Saturday, 18 Prill 2020 08:36

Sulm me molotov nga persona ende të panjohur mbi godinën e SKAI në Greqi.

Sipas mediave greke, sulmi u zhvillua në orën 3 të mëngjesit të së shtunës me orën greke nga 4 burra me kapuç, të cilët hodhën molotov në grupin SKAI në Faliro, dhe u zhdukën.

Burrat me kapuç lëvizën rreth murit të ndërtesës, në pjesën perëndimore hodhën molotov që nuk shkaktoi dëme serioze materiale dhe u zhdukën.

Të dy gjuajtjet ranë në një ballkon në katin e parë dhe të tretin. Roja bëri me dije policinë dhe patrulla të ekipit të DIAS mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa mobilizimi i njerëzve të sigurimit të stacionit ishte në kohë.

Ata lëvizën në pikën e sulmit për të kontrolluar situatën dhe për shuarjen e zjarrit.

Pas mbërritjes në SKAI, policia filloi kontrollin në çdo drejtim për të gjetur dhe arrestuar autorët e krimit.

Siç tha edhe Giorgos Avtias në emisionin e mëngjesit në SKAI “Kalimera”: “Ne të gjithë jemi mirë dhe programi i stacionit do të vazhdojë normalisht”.

Login to post comments