Rebelimi amerikan:Hiqni kufizimet,hapni ekonominë

Saturday, 18 Prill 2020 12:26

Presidenti amerikan, Donald Trump mbrojti mesazhet e tij, ku ai deklaron mbështetjen për protestat kundër masave të kufizimit në disa shtete amerikane. Ai tha se disa nga masat e imponuara në Minnesota, Michigan dhe Virgina kanë qenë shumë të ashpra.

Më herët, në një seri mesazhesh në Twitter, Trump shkroi: “Çlironi Minnesota-n, çlironi Michigan-in, çlironi Virginia-n”.

Zyrtarët e këtyre shteteve thonë se urdhri për të qëndruar në shtëpi synon të pengojë përhapjen e koronavirusit. Por protestuesit thonë se ky urdhër po lëndon qytetarët dhe po I sjell dëme ekonomisë.

Login to post comments