Lajme të mira nga Italia/ Bie numri i viktimave, të shëruarit shënojnë një tjetër rekord

Saturday, 18 Prill 2020 19:33

Vijojnë të mbërrijnë lajme të mira nga Italia. Ashtu si dje, edhe sot shifrat që publikon Mbrojtja Civile Italiane janë shumë shpresëdhënëse.

Në 24 orët e fundit, Italia ka patur një rritje me vetëm 2% të të infektuarve të rinj, 3491, ndërsa bie numri i viktimave. Nëse dje kishim 575, sot kemi 482, për një total prej rreth 23 mijë të vdekurish.

Edhe spitalet marrin disi frymë me 779 të rikuperuar dhe 79 që kanë lënë terapinë intensive.

Ndërkohë vijon rekordi i të shëruarve. Në 24 orët e fundit Italia regjistron 2200 raste të tilla, përcjell Syri.net. 

Sa i përket tamponëve, në 24 orët e fundit Italia ka bërë 61 mijë të tillë. 

Sa i përket numrave të përgjithshëm, deri tani Italia numëron 175,925 të prekur nga Koronavirusi dhe 23227 viktima duke qenë vendi i tretë më i prekur në botë pas SHBA-ve dhe Spanjës. /A.R, Syri.net

Të dhënat për çdo rajon:

Image

 
 
Login to post comments