Pacienti zero në Itali:Kam parë vdekjen me sy

Tuesday, 21 Prill 2020 15:45

Pacienti zero me COVID-19 në Itali, Matia Maestri, 38-vjeç, ka folur për përvojën e tij me virusin vdekjeprurës gjatë një interviste dhënë për të përditshmen italiane “Republica”.
“Këta dy muaj kanë qenë më shumë të rëndë sesa që e kam paramenduar. Befasisht u sëmura, isha në prag të vdekjes, por mendoj se jam zgjuar nga vdekja”, ka deklaruar Matia.
Ai kishte temperaturë të madhe në ditën e 17 shkurtit dhe për ketë menjëherë shkoi në spital me autoambulancë, ku konstatuan se ka pësuar infeksion të mushkërive, duke i dhënë antibiotik dhe duke e këshilluar të kthehet në shtëpi.
Por, pas dy ditëve gjendja e tij shëndetësore vetëm sa u rëndua, kështu u detyrua sërish të shkoj në spital. Aty mjekët i thanë se mushkëritë i janë infektuar rëndë.
Askush nuk e kishte të qartë se çfarë po ndodhte me të, derisa një anesteziologe u kujtua që t’ia bëjë testin e COVID-19, edhe pse asokohe asnjë rast nuk ishte raportuar në Evropë.
E vunë në gjumë në Kodonia dhe më pas e dërguan në spitalin e Pavijis ku ishte zgjuar pas 20 ditëve.
“Kam qenë në koma dhe e shihja vdekjen më sytë e mi, por tani po e shoh diellin”, e ka përshkruar momentin më kritik pacienti italian.
Ndërkohë u zbulua se pozitiv kishin rezultuar edhe gruaja e tij shtatzënë dhe prindërit. Babai i ndërroi jetë, e gruaja dhe nëna arritën të shërohen, e ky sot është baba i një vajze të shëndoshë.
Por ajo çfarë do të mbetet përgjithmonë mister është: kush e infektoi, që më pas ai të mund të infektojë të tjerët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...