Analistët: Askush nuk fiton nga rënia në tregun e naftës

Tuesday, 21 Prill 2020 19:52

Koronavirusi i ka dhënë një goditje të rendë sektorit global të naftës. Me ndërprerjen e lëvizjeve fizike dhe turizmit, ka pasur një rënie drastike të konsumit të karburantit, duke bërë që të mbushen depozitat dhe çmimet të bien nën zero. Kjo situatë, thonë analistët do të godasë investimet dhe vendet e punës në këtë sektor.

Çmimet e naftës shkuan ranë nën zero të hënën, si rezultat i pandemisë që i ka detyruar njerëzit të mbyllen në shtëpi dhe të ndalin aktivitete të rendësishme konsumi:

"Ka pasur rënie të plotë të kërkesës për naftë. Askush nuk nget makinën, askush nuk udhëton me avion. Ka ofertë të tepërt, askush nuk po e shfrytëzon këtë sasi nafte, thjesht mbahet në depozita. Por edhe kapaciteti depozitues nuk është i pafund. Aktualisht çmimi i naftës ka shkuar negative,” shpjegon Jim Burkhard, analist i naftës.

Analisti i sektorit të naftës, Jim Burkhard thotë se megjithëse konsumi ka rënë, në disa raste në zero, prodhimi vazhdon pasi aktiviteti në fushat naftëmbajtëse nuk mund të ndalet lehtë. Kjo ka krijuar një situatë të panjohur më parë:

"Kemi kaq shumë sasi e nuk kemi vend ku ta mbajmë. Tani po i paguajmë kompanitë e shitjes së karburantit që të vijnë ta marrin”.

Kjo bëri që Presidenti Trump të njoftonte mbrëmë planet e qeverisë federale për të blerë naftë për rezervat kombëtare:

"Po mbushim rezervat strategjike të naftës. Kemi në plan të blejmë deri në 75 milionë fuçi, do t’i mbushim fare. Për herë të parë në shumë kohë, rezervat do të mbushen dhe do ta marrim me çmimin e duhur," tha presidenti.

Masat e izolimit social pritet të vazhojnë edhe për disa javë dhe analistët besojnë se goditja për tregun e naftës do të ndjehet thellë:

"Biznesi i karburantit po kalon një periudhë shumë, shumë të vështirë nga këto çmime të ulta. Kjo do të sjellë ulje investimesh dhe shkurtim të vendeve të punës, së paku për një periudhë,” parashikon analisti Burkhard.

Zakonisht konsumatorët entuziazmohen nga çmimet e ulta të karburantit, pasi sjellin udhëtimet me kosto të leverdisshme. Por në këtë situatë, rënia e çmimeve nuk vlen për askënd, thotë Burkhard:

"Eshtë e vështirë të shfrytëzosh rastin meqë kanë rënë çmimet e naftës, pasi askush nuk po nget makinën, pra nuk kanë si blejnë karburant. Askush nuk po del i fituar,” është analisti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...