Britania nxiton me vaksinën/te enjten nis testimi tek njerëzit.

E mërkurë, 22 Prill 2020 09:58

Qeveria britanike është ajo që ka hedhur më shumë para në kërkim të vaksinës kundër koronavirusit të ri. Ndërsa zyrtarët e lartë shtetërore e pranojnë se kanë potencialin për të shpikur vaksinën, por jo për ta prodhuar në masë, gara ka nisur.
Imperial College London, një nga institucionet kërkimorë më prestigjiozë në vend dhe botë, ka bërë thirrje për vullnetarë. ICL pritet të nisë testimet te njerëzit për vaksinën potenciale.
Kushdo që do të marrë pjesë, duhet të jetë nga mosha 18 deri në 55 vjeç dhe duhet të jetë i shëndetshëm. Pagesa për të marrë pjesë në këtë studim do jetë deri në 625 sterlina.
Kurse Universiteti i Oksfordit në Britani pritet që të nisë testimet te njerëzit të enjten.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock tha se qeveria do u japë shkencëtarëve të Oksfordit edhe 20 milionë sterlina për testimet. 22.5 milionë sterlina do të shkojnë për ICL.

Pavarësisht se shkencëtarët thonë se duhet të presim 18 muaj për vaksinën, ekspertët e Oksfordit thonë se duhet të nisë prodhimi në masë i saj pa u provuar akoma efektshmëria.

Po ashtu ata premtojnë se vaksina mund të jetë gati në shtator.

Modifikuar më E mërkurë, 22 Prill 2020 10:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...