Kryeministri i Italisë merr vendimin: Shkollat të mbyllura deri në shtator, nga 4 maji nis rihapja e industrive dhe bizneseve

Diel, 26 Prill 2020 12:08

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka njoftuar këtë të diel rifillimin e jetës, pas një periudhe të gjatë gjunjëzimi nga përhapja masive e koronavirusit.


kryeministri Conte ka njoftuar rihapjen e një pjese të madhe të industrive dhe bizneseve duke filluar nga 4 maji, duke i paralajmëruar që të bëjnë shumë kujdes.

 

Gjithashtu, është vendosur që shkollat të qëndrojnë të mbyllura për këtë vit shkollor dhe të rihapen në shtator, pra në vitin e ri shkollor.

“Ne nuk jemi në gjendje të rivendosim lirinë e plotë të lëvizjes”, ka thënë Conte.

Login to post comments