Franca kufizoi ashpër shitjen e produkteve të nikotinës pas një studimi që sugjeronte se duhanpirësit mund të kenë më pak të ngjarë të kontraktojnë COVID-19.
Dekreti, i lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, i kufizon barnatorët të shesin më shumë se një furnizim një mujor të çdo produkti të nikotinës që synimin origjinal ka të frenojnë varësinë nga cigaret. Shitja në internet ndërkohë është ndaluar plotësisht.
Masat u morën për parandalimin e rrezikut shëndetësor të lidhur me konsumimin e tepërt ose keqpërdorimin e produkteve të nikotinës nga njerëzit që shpresojnë të mbrojnë veten nga koronavirusi dhe për të garantuar furnizimin e vazhdueshëm për njerëzit që kërkojnë ilaçe për të ndaluar pirjen e duhanit, thuhet në dekret.
Ky dekret vjen vetëm disa ditë pasi një studim i bërë në spitalin Pitié-Salpêtrière në Paris, sugjeroi se pirja e duhanit duket se është një faktor mbrojtës kundër infeksionit nga SARS-CoV-2.
D.B – SCAN
Burimi: Euronews