Me kapelet 'me metër' në kokë, fëmijët kinezë po i kthehen shkollës

Hënë, 27 Prill 2020 09:12

Disa nxënës në Shanghai dhe Pekin u rikthyen në shkollë të hënën pas disa javësh mbylljeje.
Në Shanghai, studentët e shkollës së mesme u kthyen në shkollë. Në Pekin vetëm klasat e larta të shkollave të mesme u kthyen për t'u përgatitur për provimin e vështirë Gaokao, i cili përcakton se në cilin universitet ata do të jenë në gjendje të ndjekin.
Në të gjithë Kinën, shkollat që u mbyllën ose u transferuan në internet dhe filluan të hapen gradualisht muajin e kaluar. Në Ëuhan, epiqendra e shpërthimit të Kinës, shkollat janë vendosur të fillojnë më 6 maj.
Në një shkollë fillore në Hangzhou, nxënësit mbanin "kapele një metër" për t'i ndihmuar ata të rrinin larg sipas udhëzimeve të distancës sociale.

Login to post comments