Boris Johnson kthehet në punë me furgon

Hënë, 27 Prill 2020 10:36

Boris Johnson kthehet në punë në Downing Street 10. Këtë mëngjes, rreth orës 6.30, ai hyri në zyrë pas kthimit nga një shtëpi pushimi ku po rikuperohej pas daljes nga spitali.
Kryeministri pritet të bëjë një deklaratë për mediat pasi të mbledhë “kabinetin e luftës” për të diskutuar masat e hapjes së vendit nga pandemia.

Pritet që hapja të shoqërohet me masa të forta të distancimit. Ajo që ra në sy ishte kthimi i kryeministrit në detyrë me një furgon dhe jo me eskortë. ©LAPSI.al

Login to post comments