Covid-19/Çfarë fsheh Pekini? Arrestohen 3 aktivistë.

Tuesday, 28 Prill 2020 08:29

Autoritetet kineze arrestuan tre aktivistë që vinin në dispozicion në internet raporte të censuruara nga autoritetet për pandeminë e Coronës.
Aktivistët e arrestuar kinezë bënin pjesë në nismën anti-censurë Terminus2049 dhe pritet të akuzohen për “nxitje mosmarrëveshjesh dhe provokim”. Ata ripublikonin në internet raporte të censuruara apo të fshira nga autoritetet në lidhje me shpërthimin e pandemisë së Coronës në Wuhan. Nën akuzën jo specifike dhe të paqartë për “nxitje mosmarrëveshjesh dhe provokim” autoritetet në Kinë ndërmarrin rregullisht veprime kundër aktivistëve dhe disidentëve. Masa e dënimit për këtë akuzë shkon deri në pesë vjet heqje lirie.
Muajt e fundit, grupi ka botuar një numër artikujsh në lidhje me pandeminë e virusit Corona, përfshirë edhe raporte personale nga qytetarë të metropolit më të prekur, Wuhan.

Modifikuar më Tuesday, 28 Prill 2020 08:53
Login to post comments