Koronavirusi/“U përpoq të bënte punën e saj dhe kjo e vrau”- Mjekja në SHBA vret veten.

Tuesday, 28 Prill 2020 09:34

Një mjeke e njohur në New York City, e cili ishte në vijën e parë të luftës së SHBA kundër koronavirusit ka vrarë veten.

Sipas BBC, Dr Lorna Breen, e cila ishte drejtore mjekësore e departamentit të urgjencës në Spitalin New York-Presbyterian Allen në Manhattan, vdiq nga plagët e vetë-shkaktuara.
Babai i 49-vjeçares, Dr Philip Breen, tha: “Ajo u përpoq të bënte punën e saj dhe kjo e vrau “.

Ai shtoi se vajza e tij nuk kishte pasur histori të sëmundjes mendore. Ajo vdiq në Charlottesville, Virxhinia, ku kishte qëndruar me familjen e saj.

Vetë Lorna Breen ishte sëmurë me koronavirus gjatë punës së saj dhe u kthye në punë rreth një javë e gjysmë pas rekuperimit, tha babai i saj.

Ai shtoi se hera e fundit që kishte folur në telefon me të, vajza i ishte dukur “aspak mirë”, ndërsa i kishte treguar se si pacientët me Covid-19 po vdisnin madje para se të mund të largoheshin nga ambulancat.

“Ajo ishte me të vërtetë në llogore në vijën e parë. Sigurohuni që ajo të vlerësohet si një hero. Ajo është një viktimë po aq sa kushdo tjetër që ka vdekur.”, tha ai.

Login to post comments